Caca Biljanovska nuk dëshiron të paguajë 10 mijë euro, dorëzon ankesë


Ish-drejtoresha e Klinikës për Dermatologji ndërsa tani mjeke Nina Caca Biljanovska – ka dorëzuar ankesë për propozimin e Prokurorisë që të dënohet me dhjetë mijë euro për shpërndarje të COVID-19.

Seanca e djeshme e caktuar për ankesën e saj u anulua pasi avokatët thanë se presin dëshmi shtesë. Biljanovska ishte në mesin e të parave që u infektua me COVID-19. Ajo më 29 shkurt pas kthimit të saj nga Italia ku edhe u infektua në vend që të qëndrojë në izolim ka shkuar në punë madje ka marrë pjesë edhe në një simpozium.

Sipas masave të atëhershme të Qeverisë të gjithë shtetasit e Maqedonisë që ktheheshin nga Italia dhe shtetet tjera me rrezik të lartë është dashur të qëndrojnë në izolim për 14 ditë. Pasi ajo doli pozitive klinika u mbyll për 14 ditë ndërsa sipas rezultateve 6 persona u infektuan me coronavirus./Telegraf

Baby Boo