Bytyqi: Kallëzime pe*nale për kompanitë që nuk i japin rrogat


Zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi, duke iu përgjigjur ak*uzave të sindikatës dhe punëtorëve për mos pagesën e rrogave për muajit mars dhe prill nga ana e kompanive edhe pse të njëjtat kanë marrë mjete nga pakot ekonomike të qeverisë, sqaroi se qeveria nuk mund t’i transferojë mjete drejtpërdrejt tek punëtorët, sepse me këtë vendoset në vendin e punëdhënësit.

Ne kemi thënë qartë se Qeveria nuk mund të marrë rolin e punëdhënësit në pagimin e pagave të punëtorëve, sepse mendoj se do të kishim prishur shumë rregulla të cilat janë vendosur në tregun e lirë të punës”.
“Ne si Qeveri kemi treguar se me vendosjen e masave kemi krijuar mekanizëm për të gjetur çfarëdolloj keqpërdorimi të parasë publike.”,- u shpreh zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi.
Të gjithë ata të cilët nuk kanë paguar pagat e punëmarrësve do të përballen me padi penale, theksoi Bytyqi.

Baby Boo