Bytyqi: Askush nuk do të anashkalohet, po ndihmojmë 200 mijë qytetarë


Nënkryetari i LSDM-së dhe zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi në një intervistë ka theksuar se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ia del me sukses në kushtet e krizës ekonomike dhe energjetike, duke zbatuar një numër të madh masash. Ai paralajmëroi masa të reja kundër krizës.

“Ne kemi treguar se kujdesemi, se askush nuk do të lihet jashtë dhe se ndihmat synohen aty ku duhet, disa prej të cilave janë ndihmë direkte financiare për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, disa prej të cilave janë për të ndihmuar në ruajtjen e likuiditetit të kompanive si dhe mekanizmat për përballimin e krizës energjetike. Implikimet fiskale të kësaj pakete masash janë mbi 360 milionë euro, nga të cilat mbi 18 milionë euro janë ndihmë direkte financiare për rreth 200 mijë qytetarë, të cilët janë më të ekspozuar ndaj pasigurisë”, theksoi Bytyqi.

Lidhur me krizën energjetike, Bytyqi tha se masat e subvencionimit tashmë kanë siguruar stabilitet dhe parashikueshmëri për kompanitë që më së shumti i përkasin grupit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, ku përfshihen 70 mijë kompani.

Masat që u miratuan në kuadër të paketës energjetike antikrizë për të mbështetur biznesin për momentin i referohen kreditimit të kompanive të cilat duke shfrytëzuar këto linja kreditore jashtëzakonisht të favorshme do të kenë mundësi të kapërcejnë këtë periudhë krize. Ai theksoi se në tregun e lirë të energjisë elektrike janë rreth 1600 subjekte (private dhe publike) dhe vendimi i radhës do të jetë për këto subjekte që janë në tregun e lirë të energjisë elektrike.

“Jemi duke menduar për vendosjen e një çmimi fiks të energjisë elektrike, që do të subvenciononte kompanitë përmes formave të ndryshme, qoftë ESM dhe energjia elektrike që do të prodhohet nga ESM dhe po punojmë për një zgjidhje afatgjatë”, theksoi zëvendëskryeministri për cështje ekonomike.

Baby Boo