Bytyqi: Akulloret dhe patatinat janë të dëmshme për qytetarët ndaj ia kemi rrit TVSH-në


Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytiçi deklaroi se në seancën e ardhëshme të qeverisë do të rishikohet lista e produkteve ushqimore në Ligjin e TVSH . I pyetur se si mund që mielli, djathi, kaçkavalli dhe specat djegës të hyjnë në kategorinë e ushqimeve luksoze, Bytyçi thotë se ekzistojnë mundësi për lëshime nga ana e qeverisë por se të njëjtat do të rishikohen.

“Qytetarët kanë zakone ushqimore për produkte të caktuara, nëse në këtë moment besojmë se duhet të jenë në masën 10 %, lëmë hapësirë ​​për ta rishikuar nëse është pjesë e nevojave ditore të qytetarëve. Besoj se mund të ketë një interpretim të ndryshëm të tarifave të caktuara doganore, të produkteve të caktuara sepse nuk është plotësisht e qartë”.

Sa i përket patatinave, çamçakëzëve, akullores,Bytyçi tha se ato kanë TVSH më të lartë sespe hyjnë në kategorinë e produkteve jo të shëndetshme.

“Patatinat, akulloret dhe çamçakëzat hyjnë në kategorinë e produkteve jo të shëndetshme sepse kanë vlerë më të lartë të sheqerit dhe nuk konsiderohen si produkte ushqimor bazë”.

Lidhur me ushqimet e shëndetshme Bytyçi theksoi se edhe njëherë do të rishikohet lista e këtyre ushqimeve.

Baby Boo