Bytyqi: 94.3 për qind e të papunësuarve janë funksionalisht analfabetë, nuk përshaten në tregun e punës!


Zv/ kryeministri për çështje ekonomike Fatmri Bytyqi ka deklaruar se në Agjencinë e Punësimit përqindja e të papunësuarve është ende e lartë dhe për këtë shkak duhet që gjatë krijimit të politikave të hapin diskutim për plotësimin e tregut të punës.

“94.3 për qind e të papunësuarve janë funksionalisht analfabetë, nuk përshtaten me tregun e punës, dhe përfundimisht mendoj se ka ardhur koha që të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm se duhet të ndryshojmë dhe të jemi aktivë në tregun e punës”

Zëvendëskreyministri për Çështje Ekonomike nënvizoi se shqetësim shtesë nga ky raport është se përqindja e atyre që tani emigrojnë në dallim nga ata që janë larguar para 20-25 viteve, është se këta janë me arsim të lartë. Ndërsa shtoi se duhet parë si ti aktivizojnë që së bashku ta krijojnë të ardhmen për të rinjtë e vendit tonë.

Baby Boo