Buzhala: Urime ‘patriota’ që kthyet Gruevskin


Mbrëmë pas mbledhjes së VMRO-ASH-AAA-BESA-LEVICA për ta rrëzuar Qeverinë, ka pasur shumë reagime të ndryshme nga të gjitha anët. Reagime ka pasur edhe nga figura të njohura, gazetarë e qytetarë. Njëri ndër ata që reaguan menjëherë ishte edhe gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, shkruan opinionshqip.live

Ai ka thënë nëpërmjet Facebookut se ata të cilët më shanin kur unë e intervistova Gruevskin sot të njëjtit janë ulur në tavolinë me partinë e Gruevskit për të bërë marrëveshje. Gjithashtu Buzhala kritikon edhe Vetëvendosjen e cila i përkrahi këto parti shqiptare të cilat po e rikthejnë sot VMRO-në nacionaliste në pushtet.

Më poshtë e keni shkrimin e Buzhalës.

“Krejt qata qe me pajten shajte qe pata bo interviste me Gruevskin, sot paskan bo marreveshje per koalicion me partine e Gruevskit. Urime patriota. Urime edhe ketyne patriotave ne Kosove qe i kane mbeshtete keta patriotat ne Maqedoni qe tash po e kthejne VMRO’ne ne pushtet. Mire po bohet 😂”, ka shkruar Buzhala në facebook.

Baby Boo