Buzhala thirrje diplomatëve, opozitës dhe shoqërisë civile: Nëse nuk reagoni tani ndaj kësaj Qeverie, vjen rendi juaj!


Pasi Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dekalroi se protesta e thirrur sot është organizuar nga gazetari Berat Buzhala, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.Buzhala i ka bërë thirrje pjesëtarëve të shoqërisë civile, gazetarëve, partive opozitare dhe diplomatëve të huaj të reagojnë pas kësaj kësaj situate.
Ai thotë se është hera e parë që Ministri i Brendshëm sulmon kaq brutalisht dhe pa fakte gazetarët.

“Eshte hera e pare qe ministri i Puneve te Brendshme sulmon kaq brutalisht dhe kaq pa fakte gazetaret. Xhelali nuk po na sulmon ne mediat, po ju sulmon ju. Po e blen heshtjen e juje.Ai po thote qe incizimet i kam marre ne Beograd ose nga Beogradi, nga Vuciqi, ama asnje fjale nuk e thote per Mimoza Kusarin. Per Xhelalin problemi eshte pse i kemi publiku, e jo pse ka fole Mimoza” shkruan Buzhala në reagimin e i tij.
Ai tutje shton, se nëse nuk ka reagim tani, në rend janë shefi i opozites, pjesetarët e shoqerise civile dhe kushdo që realisht e godet kete qeveri ku asaj i dhemb.Reagimi i plotë:
Te dashtun kolege gazetare, pjesetare te shoqerise civile, parti opozitare, diplomate te huaj:– Eshte hera e pare qe ministri i Puneve te Brendshme sulmon kaq brutalisht dhe kaq pa fakte gazetaret. Xhelali nuk po na sulmon ne mediat, po ju sulmon ju. Po e blen heshtjen e juje.
– Ai po thote qe incizimet i kam marre ne Beograd ose nga Beogradi, nga Vuciqi, ama asnje fjale nuk e thote per Mimoza Kusarin. Per Xhelalin problemi eshte pse i kemi publiku, e jo pse ka fole Mimoza.– Qysh t’doni. Per veti e keni. Mos e mbroni Beratin, as Vehbine. Ju jeni ne rend. Ne rend nga kjo qeveri eshte shefi i opozites, pjesetari i shoqerise civile, eshte kushdo qe realisht e godet kete qeveri atje ku kesaj i dhemb.

Baby Boo