Buzhala e Koci kapen e fyhen për burgun e Likocit: Berati e quan lopë, ai ia kthen…

Ish-zëvendësministri Gani Koci dhe Berat Buzhala janë përballur përmes postimeve në Facebook, për burgun e Likocit.

Buzhala ka përmendur disa detaje interesante që nuk janë edhe të panjohura për publikun shqiptar.

Por atyre fakteve Gani Koci iu kishte kundërpërgjigjur por sipas Buzhalës ajo se çfarë thotë Koci nuk ishin të vërteta.

Buzhala ka treguar disa detaje ku thotë se Koci ishte roje aty, mirëpo ai kishte thënë se ishte ushtar i UÇK-së, përgjegjës për informim dhe komunikim me publikun.

“Unë nuk kam qenë roje “burgu” në luftë por ushtar i UÇK-së, përgjegjës për informim dhe komunikim me publikun, gazetarët dhe monitoruesitit ndërkombëtar, si dhe zv. Komandant i Brigadës 114”, ka shkruar Koci.

I pari që kishte nisur këtë debat ishte Koci kur kishte pyetur se kur do të intervistohet Buzhala nga Gjykata Speciale.

“A mund, dikush të na thotë se kur do të intervistohet Berat Buzhala, nga Gjykata speciale, dhe në çfarë cilësie(statusi)???”, kishte shkruar ai.

E menjëherë ishte kundërpërgjigja e Buzhalës, i cili e kishte quajtur edhe lopë.

“Gani Koci, ish zëvendësministër a çka osht kane, duhna me thanë është ma lopa prej krejtve.

Do te thote krejt çohen me e relativizu Gjykaten Speciale, ky ne anen tjeter (ka mundesi i pijte) t’i nxjerr fjalet prej brrylit. Mirepo meqe nuk eshte hera e pare qe po me ngreh prej gjuhes, meqe shoket nuk po e ndalin, atehere Gani po t’i them nja dy tri fjale, e nese nuk ndalesh kam me t’i thane edhe do ma te rana.

Gani, deri me tash kemi refuzu me u intervistu prej Prokurorise Speciale, jo pse jemi tute, por sepse e kemi dite qe ne lufte me uniforme ka pase tylifar lope, njani prej tyre edhe ti, edhe nuk kemi deshte me i shti krejt me nje thes”, shkruante Buzhala.

“Gani, deri me tash e kemi konsideru qe “lufta eshte lufte, e ndodhin edhe budallakina, tek qe je kane edhe ti aty” prandaj i kemi perbi plot padrejtesi.

Gani lopa, une si nje djale i ri 20 vjecar, ty te kam taku te dera e burgut ku po mbaheshin shqiptar ?. Sigurisht qe nuk ta harroj lehte ftyren tende e as ngerdheshjen, derisa po qendroje para deres e cila i ndante familjaret e pikelluar me me te dashurit e tyre.

Tash vec edhe nje fjale nese e fole, une e vazhdoj edhe pak ma tutje rrefimin tim. Tregoj plot gjana te tjera, qe ty edhe shokeve tu jau luje kapakun e krese prej vendit”, vazhdonte në shkrimin e tij gazetari Buzhala.

Ai tutje kishte thënë se “budalla mëshiren ta merr për frikë”.

“Jo Gani, prej teje nuk jemi tute as ne lufte as pasluftes. Ama mos dilni pastaj me thane “lufta e paster”, “nuk ka pase burgje”, “nuk kemi pase probleme me shqiptare”. Ne fakt ti, budallo, vec ndonje shqiptare e ki terrorizu.

Perndryshe Gani Lopa, rrefimin tim per ato ngjarje, ne forme te librit do t’i lexosh herdokure. Kuptohet nese ki ymer prej rakise”, kishte përfunduar Buzhala shkrimin e tij si kundërpërgjigje ndaj Kocit.

Por Koci nuk ndalet me kaq. Ai përsëi shkruan një shkrim ku tregon se çfarë ka punuar aty në burgun e Likocit, për të cilin shkruante Buzhala.

“Berat, e di se ti nuk mund rrin pa hanger, prandaj të vjen era larg!

Unë sipas teje, “lopë, po, por ti as bagla ime nuk mundesh me qenë!

Edhe me heret e kam thane dhe po e përseris: Të njoh mirë, edhe dje edhe sot!

Per fat te mire unë jam njeri qe mbaj mend dhe mbaj shënim!

Edhe shënimin per ardhjen tënde më Likoc e ruaj në detaje, me datë dhe orē. Edhe shqetësimin tëne të atëhershëm edhe kërkesën tënde. Të shkruara i kam të gjitha, edhe sygjerimet që t’i kam dhënë. Dhe ti i din mirë këto! Do përgjigjesh nëse me ke takuar ne zyren time të informimit ose “para derës së burgut” siç thoni ju! Dhe për këte në çfardo mënyre, që ju dëshironi, edhe në ballafaqim medial, edhe në gjykatë, edhe alla shqiptarçe, qysh ty ta merr mendja.Unē nuk kam qenë roje “burgu” në luftë por ushtar i UÇK-së, pergjegjes për informim dhe komunikim me publikun, gazetarët dhe monitoruesitit ndërkombëtar, si dhe zv. Komandant i Brigades 114.

E sa për “burgun” që aludoni ju bashke me ata që ju keni shërbyer dhe akoma je i argat të tyre, jeni shpikësit e tij! Për këtë është mirë ta pysni edhe Shan Bërnsin, përfaqësues i Komisionit nderkombëtar të monitorimi!”, ka përfunduar shkrimin e ti Koci.

Megjithatë, Berat Buzhala si ekspert i rrjeteve sociale që është, me sarkazëm ia kthen Kocit, duke i thënë se në atë kohë Viva Fresh nuk ka ekzistu në Likoc dhe prej hallit ishte shkuar aty.

“Mos u tut: Une ty te kam pa bash para deres burgut. Pse per cka erdha une ne Likoc? Viva Freshi nuk ka ekzistu atehere. Ne Likoc njeri vec prej hallit ka ardhe. Lopo, une kete ngjarje e kam pas varrose ne kujtimet e mia, vec nje pijanec sikur ti vendose me e rikthy ne debat. Ama ne rregull. Hic se kam problem.

Lopo, une nuk jam tute prej teje e prej shokeve tu edhe kur i keni pase pushket ne krah. Edhe kur e keni rrehe krejt Çabiqin me shkopa te bejzbollit sikur paramilitaret e Serbise. Lopo, as sot e kesaj dite une pese pare per ty nuk i jap. As per ty e as per shoket tu.

Qysh thote Unikatili, une nime kanihere kam qef me ra ne provokime e me i bo …. shoshe.

Sa ma shume qe e zgjate kete debat qaq ma shume ke me sharru ne flliqesine tande. Qe edhe nje fakt: Ndertese e kuqe me tulla te fasades. Poshte keramika. Dritaret me hekura. Ti si roje e kampit. Kuptohet i pijte edhe atehere”, shkruan Buzhala si reagim ndaj Kocit.

Por Koci në shkrimin tjetër i thotë Beratit se nuk tutet, duke e ofenduar atë se është “bagla” e lopës.

“E ke gjetë njeriun që tutet!

Jo tash po e zhvarrosim këtë, dhe në detaje!

Do i zbulosh në detaje ” burgjet e UÇK-së”, dhe pësonat përgjegjes. Edhe rolin tim në gjithë këtë sajesë tëndën!

Unë, “lop” po, por ti bagla ime zgjidh, në daç me raki në daç pa te i çesim në shesh për publikun, se ato që i ke sajisur e stisur të deponuara i ke moti(për natë i dëgjojmë edhe në T7), edhe pse do shokë të mi u munduan me të mbajt afer dhe të dhan krah!

Tash ha sa të dush dhe ku te duash!”, shkruan Koci në reagimin e tij.

Këtu ishin ndalë edhe reagimet me shkrim ndaj njëri tjetrit. Por Buzhala, më vonë e publikon një fotografi të një lopës, e që asocion me deklaratat e tij për Gani Kocin.