Buzhala: Albin Kurti ka dashtë me pengu shpalljen e pavarësisë, është matrapaz


Gazetari, Berat Buzhala ka thënë se Albin Kurti ka dashtë me ndalu procesin e shpalljes së pavarësisë së Kosovë.

Buzhala madje e ka quajtur Kurtin, matrapaz.

Me 10 shkurt të vitit 2007 Albin Kurti ka deshtë me pengu shpalljen e pavarësisë. Ai, gjatë asaj periudhe kohore, ka genjy non stop tuj thane që Amerika nuk ka me na njofte. Ka video të tij”, ka shkruar ai në Facebook.

Madje ai ka bërë thirrje që të mos besohen sipas tij rrenat e Kurtit.

“Qëllimi i tij final ka qenë me e ndalë procesin. Nuk e di kujt ka deshte me i bo argat, ama Kosovës jo.
Mos besoni në rrena. Mos e lejoni me u ndryshu historia”, tha Buzhala.

“Ky është matrapaz. Ose edhe me keq”, u shpreh ai.

Baby Boo