Një vajzë e re në Angli pësoi një transformim nga filleri i buzëve duke rezultuar në një buhavitje ekstreme të tyre. 23 vjeçarja Kailee Jones vendosi të kryente një ndërhyrje estetike në buzë sepse mendonte se ishin të vogla krahasuar me tiparet e tjera të fytyrës së saj. Por ajo u pendua shpejt për 1 mililitër filler të injektuar në buzë.
Pas një ore, e reja pa se buzët e saj kishin nisur të ënjteshin me shpejtësi. Ato u zmadhuan 8 herë më shumë se përmasat e tyre, gjë që ajo beson se ndodhi për shkak të një alergjie.
Ajo su përpoq të ulte buhavitjen me akull, por situata vetëm u përkeqësua. Në 48 orët pas injektimit, ajo nuk mund të pinte apo fliste normalisht për shkak të fryrjes ekstreme dhe dhimbjeve në buzë, të cilat dukeshin si “dy salsiçe të mëdha”.
Menjëherë pasi pikasi reaksionin, vajza njoftoi mjekun e saj që i dha një listë me ilaçe për t’u pirë. Mjeku e paralajmëroi se ekzistonte rreziku i mbylljes së fytit të saj për shkak të ënjtjes së buzës, që mund të shkonte deri në qafë. Fatmirësisht, alergjia nisi të qetësohej 3 ditë pas marrjes së pilulave pa qenë nevoja e një trajtimi shtesë apo shpërbërjes së mbushësit. Happy end për këtë vajzë e cila është betuar mos të bëjë më kurrë asnjë prekje fytyrës.