Buxheti për vitin 2019 në seancë qeveritare, sot afati i fundit ligjor të arrijë në Kuvend


Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme e shqyrtoi propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm. Në suaza të seancës së 103 u paralajmërua se di të debatohet për Propozim-buxhetin për vitin 2019, si dhe për Propozim-ligjin për përmbarimin e buxhetit. Afati ligjor i Qeverisë është më së voni deri më 15 nëntor ta dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Siç kumtoi ministri i Financave Dragan Tevdovski, të ardhurat e përgjithshme në arkën shtetërore për vitin 2019 janë projektuar në 210,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme në 228,5 për qind, ndërsa shkalla e inflacionit është dy për qind. Deficiti buxhetor është projektuar në 2,5 për qind apo 17,7 miliardë denarë që është për 500 milionë denarë më pak krahasuar me këtë vit.

“Siguruam konsolidim të matur dhe të shkallëzuar fiskal. Nëse para dy viteve deficiti buxhetor ishte tre për qind nga BPV, tani e zvogëlojmë në 2,5 nga BPV dhe vlerësojmë se kjo është ulje serioze dhe hap i duhur. Nuk shkojmë drejt zvogëlimit radikal”, sqaroi Tevdovski.

Me konsolidimin e shkallëzuar fiskal, siç sqaroi Tevdovski, përgatitet vendi për atë që na pret në vitet 2020 dhe 2021, respektivisht pagesë e borxheve nga pushteti paraprak.

Sipas Qeverisë, buxheti për vitin 2019 do të sigurojë paga më të larta në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje. më shumë para për reformat në mbrojtjen sociale dhe fëmijëve dhe sistemin pensional, si dhe mjete për vendosjen e “naftës së gjelbërt” në bujqësi.

Investimet kapitale janë projektuar në 25,7 miliardë denarë, ndërsa ministri i Financave pret që vitin e ardhshëm të përshpejtohet realizimi i këtyre projekteve.

Qeveria mbrëmë në seancë miratoi vendim të sigurojë fillimisht 98 milionë denarë në Buxhetin për luftë kundër ndotjes së ajrit.

Baby Boo