“Buxheti 2022”, më shumë fonde për uljen e ndotjes së ajrit


Ministria e Mjedisit Jetësor do të jetë dikasteri me më shumë fonde në dispozicion në buxhetin për vitin 2022. Kjo ministri do të ketë në llogari 22 milion euro, 7 milion euro më shumë krahasuar me vitin që po lëmë pas. Ministria e Mjedisit vitin e ardhshëm do të ketë 78 për qind më shumë para për projekte kapitale. Rritje më e madhe e fondeve i dedikohet uljes së ndotjes së ajrit edhe atë 6.6 milion euro.

Kjo ministri paratë që do t’i ketë në dispozicion planifikon t’i shpenzojë për realizim të projekteve si ndërtimi i kolektorit në Liqenin e Ohrit, për të cilin nevojiten 569 mijë euro dhe ndërtimi i tubacionit në Liqenin e Dojranit me vlerë 765 mijë euro. Nga dikasteri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor thonë se rritja e buxhetit me 78% përfshin edhe kredinë që ky dikaster planifikon ta kërkojë nga Banka Evropiane për realizim të Investimeve.

“Rritja e buxhetit me 79% është në fakt një shumë që përfshin kredinë që Ministria e Mjedisit planifikon ta kërkojë nga Banka Evropiane e Investimeve për realizimin e fazës së dytë të projektit “Ujësjellës-kanalizime”, përmes së cilës do të forcohet infrastruktura komunale dhe do të përmirësohen kushtet e jetesës në të gjitha bashkitë e vendit. Kredia totale është 50 milionë euro, por nuk do të kërkohet njëherësh, ndërsa do të përdoret në planin afatgjatë dhe në varësi të realizimit të projekteve”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

Një nga kapitujt më të rëndësishëm në raportin vjetor të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut është ai për mjedisin dhe ndryshimet klimatike. Në këtë raport thuhet se në vitin e ardhshëm, vendi duhet në veçanti duhet të përmirësoje koordinimin ndër sektorial dhe rritjen e burimeve financiare për reduktimin e ndotjes së ajrit në nivel lokal dhe kombëtar, të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për krijimin e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbetjeve, Zbatimi i Marrëveshjes së Parisit, duke përfshirë miratimin e një Strategjie gjithëpërfshirëse për klimën dhe një ligj, në përputhje me kornizën e BE-së 2030.

Baby Boo