Bustet e heronjëve maqedonas në Tetovë, komuna: Janë vepër e qeverisë të Talat Xhaferit


Bustet e heronjëve maqedonas të vendosur në oborin e Muzeut të Tetovës, e që ishin larguar në vitin 2007 nga qendra e Tetovës, sipas eksponentëve të komunës së Tetovës janë vepër e qeverisë BDI-LSDM.

“Komuna e Tetovës ka zbardhur të vërtetën rreth vendosjes së busteve në Tetovë. Nga Komuna e Tetovës kanë bërë të ditur se toka ku janë vendosur bustet e luftëtarëve maqedonas nga Lufta e Dytë Botërore janë pronë e Muzeut të Tetovës dhe përgjegjëse për këto është drejtpërdrejt qeveria e udhëhequr nga Talat Xhaferi, më saktësisht Ministria e Kulturës si themeluese e këtij institucioni” thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas komunës të udhëhequr nga Bilall Kasami këto veprime janë tendenca të këqija dhe përpjekje për të shkaktuar shqetësim dhe urretje mes qytetarëve. “Kjo është politike e BDI-së dhe LSDM-së”, thonë nga komuna e Tetovës.

Baby Boo