Burrit në Skoci iu shkaktua vrimë në fyt pasi e “ndali teshtimën”


Një burrë në Skoci ia shkaktoi vetes një vrimë në fyt pasi e ndali teshtimën, raporton “The Sun”.

Është rasti i parë i tillë që është zbuluar nga mjekët.

Skocezi, që është rreth të tridhjetave, tentoi ta ndalte teshtimën duke mbuluar hundën dhe duke mbyllur gojën, ndërsa ishte duke vozitur.

Presioni nga teshtitja ishte aq i madh, sa atij iu shkaktua një vrimë 2 centimetra në fyt dhe u desh të dërgohej me urgjencë në spital.

Ai kishte dhimbje të mëdha dhe mjekët dëgjonin një zhurmë ndërsa po merrte frymë, por ai ishte në gjendje të fliste e të merrte frymë.

Doktori Rasads Nisirovs, nga Univeristeti i Dundeet, ka thënë se ky rast duhet të shërbejë për t’i paralajmëruar njerëzit që të mos tentojnë ta ndalojnë teshtitjen.

“Të gjithë duhet të këshillohen që të mos e ndalojnë teshtitjen duke shtrënguar hundën dhe mbajtur gojën mbyllur, pasi mund të rezultojë me një shpim të trakesë”, ka thënë Nisirovs.

Burri po vuante nga një rinitit alergjik, një gjendje e zakonshme ku hunda acarohet nga ndonjë gjë ndaj të cilës jeni alergjik, si shembull poleni.

Mund të shkaktojë teshtitje, kruarje, rrjedhje dhe bllokim të hundës, e po ashtu lotim të syve e kollë.

Teshtitja shkakton rritje të presionit në rrugët e frymëmarrjes, por mbajtja e saj mund të bëjë që ky grumbullim të jetë 20 herë më i lartë.

Rasti i burrit, që është raportuar në “BMJ Case Reports”, është hera e parë e regjistruar ku shkaktohet një çarje fyti nga teshtitja.

Kur skocezi kishte arritur në urgjencë të spitalit, qafa e tij ishte fryrë nga të dyja anët dhe ai po përpiqej të lëvizte.

Në fotografim u konstatua lëndimi. Çarja i ishte shkaktuar mes kockës së tretë dhe të katërt të qafës dhe ajri po krijohej në hapësirën mes mushkërive të tij.

Mjekët vendosën se ai nuk kishte nevojë për operim, por e monitoruan për dy ditë në spital për t’i kontrolluar nivelet e tij të oksigjenit.

Më pas e lëshuan dhe i dhanë qetësues, ndërsa u shërua për pesë javë.

Baby Boo