Burri që u martua me 24 gra dhe i ka 149 fëmijë, dënohet për poligami


Winston Blackmore është martuar 24 herë dhe me të gjitha gratë i ka 149 fëmijë, megjithatë ky veprim i tij shtyu gjykatë ta dënojë për shkak të poligamisë.

Gjykata në British Columbia të Kanadasë e ka dënuar atë me gjashtë muaj arrest shtëpiak, dhe kjo masë arresti mund t’i hiqet vetëm nëse kërkon ndihmën e mjekut, transmeton Telegrafi.

Para tij për të njëjtën vepër ishte dënuar edhe James Oler, i cili është martuar me pesë gra, ku si pasojë është dënuar me gjashtë muaj arrest shtëpiak.

Që të dy do t’i kalojnë 12 muajt e ardhshëm, duke bërë punë të ndryshme të cilat ua caktojnë autoritet përkatëse.

Prokurorja Shary Ann Donegan ka deklaruar se që të dy janë punëtorë të mirë të cilët megjithatë respektojnë ligjin, por që nuk ka mundur t’i lëshoj pa i dënuar, për faktin se disa prej grave me të cilat asokohe janë martuar kanë qenë të mitura.

Blackmore, 61-vjeç, i cili me të gjitha gratë i ka 149 fëmijë, ka deklaruar se kurrfarë gjykimi nuk do të mund ta detyrojë ta ndryshon stilin e jetës që e kishte praktikuar para se të dënohej.

Blackmore dhe Oler janë klerik të kishës Mormone që beson në martesën me shumë gra.

Baby Boo