Burri i Shkurte Fejzës e quan psikopat Shefqet Krasniqin, ia ndalon një TV-së transmetimin e këngëve të saj


Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza ka reaguar ndaj deklaratës së hoxhës Shefqet Krasniqi i cili në një emision televiziv tha: “M’dhimbset Shkurte Fejza që s’është fetare, se ka larg vdekjen”.

Behluli përmes një shkrimi në Facebook e quan psikopat Krasniqin, teksa thotë se ai nuk ka lidhje as me jetën as me vdekjen.

“Ju Tëvë1 a nuk keni tjetër punë që po përgojoni njerëz përmes gjithëfarë psikopatësh që nuk kanë lidhje as me jetën poe as edhe me vdekjen”, thotë ai.

Tutje ai kërkon që nga sot, televizioni tëvë1 të mos transmetojë asnjë këngë të Shkurte Fejzës, në të kundërtën do të ballafaqohen me drejtësinë.

Ju kërkoj publikisht që nga sot me datë 18 shkurt 2024 mos gaboni me transmetue asnjëherë dhe në asnjë rast asnjë këngë të Shkurte Fejzës, asnjë tingull të këngëve të saj dhw asnjë fotografi dhe imazh sepse do të ballafaqohemi me drejtësinë. Ju si televizion, kjo injorantja që keqpërdorë fotografinë dhe që bënë pyetje jokompetente dhe ky shpirtshituri nuk keni të drejtë të përziheni në përcaktimet ideologjike-fetare të askujt”, shkruan burri i Shkurte Fejzës.

Tutje, Behluli thotë se e tërë familja e tij beson në Zot dhe nuk e vuajnë mendjen për vlerësimet e tjerëve.

Baby Boo