Burgu i Tetovës merr pamje të burgjeve skandinave (FOTO)


Në burg nuk të dërgon e mira por e keqja. Përkundër qëllimit si institucion rehabilitues dhe korrektues burgjet në Maqedoni kanë rënduar edhe më tepër gjendjen e të akuzuarve për veprat penale të dënueshme me burg. Megjithatë kohët e fundit burgu i Tetovës nuk i ngjanë një gërmalle komuniste por një institucioni korretkues që u afrohet edhe burgjeve skandinave.

Drejtori Qefali Havziu që nga emrimi i tij ka filluar me investime për përmirësimin e kushteve të institucionit ku të burgosurit vuajn dënimet e tyre. Investimi i fundit është rregullimi i banjove dhe nyjeve sanitare me çka të burgosurit do të kenë më të lehtë të kujdesen për higjienën e tyre personale por edhe të ambienteve brenda institucionit.

“Institucioni ndëshkues përmisues “Burgu i Tetovës” ngadalë po shëndrohet një një institucion që do të jetë shtëpi e të dënuarve që në përfundimin e dënimit të jenë të socializuar dhe automatikisht të sigurtë për shoqërinë. Përfundoj edhe projekti i radhës i cili ka përmisuar dukshëm kushtet. Janë rinovuar të gjitha nyjet sanitare me mundin dhe kontributin tonë si menaxhment gardianët dhe të burgosurit. Një faleminderim i veçantë për kompanin ‘DALIP TERM’ dhe pllaka montuesin Albin Halili. Kjo nuk është e gjitha do të vazhdojmë edhe më fuqishëm” ka potencuar drejtori Havziu në Facebook. /tetova1

Baby Boo