Burgu i Tetovës bëhet me qendër fitnesi (FOTO)


Përmirësimi i kushteve në shtëpinë ndëshkuese-përmirësuese, Tetovë mbetet prioritet i drejtorit, Qefali Havziu. Nëpërmes një njoftimi që ka ardhur në adresë të portalit tonë, indeks.mk drejtori njofton se sot në burgun e Tetovës është lëshuar në përdorim edhe qendra sportive (fitnes) dhe e njëjta është në shërbim të të gjithë personave që vuajnë dënimin në këtë institucion.

“Në institucionin ndëshkues-përmirësues sot edhe me mjetet e fundit për ushtrime dhe gjimnastikë u kompletua “fitnes” salla të cilën e shfrytëzojnë të burgosurit e burgut të Tetovës. Me të gjitha pajisjet moderne tani kjo sallë i ngjanë një fitnes salle me të gjitha kushtet që do të jetë në shfrytëzim të të burgosurve për aktivitete fizike që do të ndikoj dukshëm në risocializimin e tyre. Po punoj me ngulm, mund dhe me të gjitha fuqitë që të përmbajmë amanetin për të cilin jemi betuar kur kemi marrë mandatin” ka shkruar Havziu.

Baby Boo