Burg për bandën e frikshme ku bënte pjesë edhe një shqiptar, 185 vite!


Gjykata ka dënuar me një total prej 185 vitesh burg një bandë të struktuar kriminale në qytetin e Warringtonit pasi policia zbuloi se ata shpërndanin kokainë dhe kanabis me vlerë 290 000 paund në javë në qytet përreth.

Pjesë e kësaj bande prej 20 personash është edhe një shqiptar me emrin Sami Hajri, i cili gjithashtu është dënuar, raporton Albeu.com.

Bandës iu gjeten edhe armë në shtëpinë ku qendronin, mes tyre edhe një kallashnikov si edhe shot-gun.

Të dënuarit morën nga 20 deri 27 vite burg si edhe u dhanë disa dënime më të lehta për pjestar periferik të saj. /albeu.com/

Baby Boo