Burg me kusht për gjinekologun Muhamed Asani


Gjinekologu strugan, Muhamed Asani, është dënuar me dy vite burg me kusht për shkak se në katin përdhese të shtëpisë së tij familjare në Strugë ka ofruar shërbime shëndetësore pa leje. Ai ka ekzaminuar në periudhën 2015-2020.

Ndër të tjera, ai ndoqi shtatzëninë e tre lehonave nga Dibra, mes të cilave Jilldiz Veaposka, e cila mbeti pa veshkë, mitër dhe vezore. Për këtë rast tashmë ka një proces gjyqësor ndaj tij, djalit dhe një tjetër mjeke. Prokuroria i procedon për krime të rënda kundër shëndetit të njerëzve. Për ekzaminimet e paligjshme, nga pacientët ka marrë nga 1.000 deri në 1.200 denarë, dhe nuk u ka dhënë asnjë dokument për mjetet e marra.

Baby Boo