Burdushi një mashtrues! Shteti i vihet pas…


Shteti i është vënë pas batakçiut të njohur si ‘’Burdushi’’i cili njihet si mjek popullor.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj ‘’mjekut popullor’’ Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, transmeton gazetametro.net

Burdushi nga Prokuroria akuzohet për fshehje të fakteve dhe lajthitje të të dëmtuarit me qëllim të përfitimit material.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Burdushi është marrë vesh me të dëmtuarin që për shumën prej dy mijë eurosh t’ia shërojë një anëtar të sëmurë nga depresioni.

Meqenëse pas një kohe i sëmuri nuk është shëruar, Burdushi ka vënë të dëmtuarin në lajthitje e mashtrim duke i shkaktuar dëme materiale.

Me këtë sipas aktakuzës i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit.

Sipas Kodit Pena të Kosovës, për veprën penale të mashtrimit sikurse në aktakuzë, nëse gjatë gjykimit vërtetohen faktet se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë, Kodi Penal parasheh dënim me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

Baby Boo