Burdushi dërgohet në vuajtje të dënimit me burg


Pasi Hysri Peqanit i njohur si “Burdushi” edhe për herë të dytë i ishte refuzuar kërkesa për shtyrje e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim (nga Gjykata Themelore dhe më pastaj edhe nga Gjykata e Apelit), Burdushi është dërguar në vuajtje të dënimit me burg.

Këtë e ka konfirmuar, mbrojtësi i Burdushit, avokati Feim Alaj.

Përmes urdhëresës së gjykatës, Policia ka shkuar në shtëpi dhe e ka marrë të akuzuarin Burdushi për ta dërguar në vuajtje të dënimit me burgim”, tha Alaj për Betimin për Drejtësi.

Avokati Alaj shtoi se Burdushi është marrë për t’u dërguar në burg, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Baby Boo