“Burdushi” dënohet me 1 vit burgim


Gjykata Themelore e Prizrenit e ka dënuar Hysni Peqanin me një vit burgim dhe gjobë prej 5 mijë eurosh për shkak të mashtrimit që ka bërë.

Përveç vuajtjes së dënimit dhe gjobës, Peqanit i është ndaluar ushtrimi i profesionit në kohëzgjatje prej tre vjetësh, duke llogaritur nga dita kur aktgjykimi merr formën e prerë.

Arrestohet Burdushi, në shtëpinë e tij u gjetën edhe armë
“Sepse nga data 20.06.2014 deri më 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe më këtë e nxit të dëmtuarin me iniciale Q.P., si mjek popullor, merren vesh në mes vete që i pandehuri me iniciale H.P. t’ia shërojë gruan e tij që vuante nga depresioni, në kompensim të një vlere prej 2.000 (dymijë) euro, por që pas kalimit të një kohe gruaja nuk ishte shëruar dhe si rrjedhojë të dëmtuarin e vendos në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Baby Boo