Bullgari vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme deri në fund të qershorit


Gjendja e jashtëzakonshme në Bullgari do të vazhdojë deri në fund të qershorit. Këtë e deklaroi sot kryeministri Bojko Borisov në Këshillin e ministrave. Ai shtoi se do të ketë urdhër për këtë deri në fund të ditës.

“Duhet të mësohemi të jetojmë me këtë virus”, tha Borisov.

Inspektori kryesor shtetëror sanitar Angel Kunçev, kërkoi dje vazhdim për shkak numrit të rritur të rasteve të infektuara me koronavirus, i konfirmuar në ditët e fundit në komunat Rodopi dhe Sliven.

Por, në praktikë deri më 15 qershor fillon hapja e teatrove, kinemave – me 50 për qind, maskave në transportin publik mbeten të obliguara./MIA

Baby Boo