Bullgarët qëndrojnë në anën e Maqedonisë për emrin e shtetit


Sipas rezultateve të hulumtimit, 70 për qind e bullgarëve kanë dëgjuar për negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin e shtetit, bullgarët qëndrojnë në anën e Maqedonisë në kontestin me Greqinë për emrin e shtetit.
Vetëm 26 për qind e të anketuarve nuk kanë dëgjuar për këto negociata, ndërsa 4 për qind të tjerë nuk deshën të përgjigjen.
Sipas këtij studimi bullgarëve nuk u pengon që emri Maqedoni të mos ndryshohet. 54 për qind mendojnë se emri i shtetit nuk duhet të ndryshohet, ndërsa 19 për qind vlerësojnë se megjithatë emri duhet të ndryshohet