Bukuroshja shqiptare pushton ekranet greke, zëvendëson ikonën e SKAI


Një shqiptare 24 vjeçe, e cila prej vitesh jeton në Kretë të Greqisë, ka fituar një pozicion të lakmuar pune në Kretë, ku do të prezantojë një prej emisioneve më të njohura.
Ish Miss Albania 2016, Kristiana Skura do të zëvendësojë për sezonin e ri bukuroshen greke Ioanna Maseskou, duke prezantuar kështu emisionin “Kalo Mesimeri” (Mirëmbrëma), në kanalin “Krititi tv”, pjesë e rrjetit “SKAI”.

Skura nuk është e panjohur për publikun grek, pasi ajo u prezantua përmes pjesëmarrjes së saj në një tjetër program, ku bëri përshtypje me bukurinë e saj natyrale, por edhe trupin.
Bukuroshja brune u rrit në Rodos dhe është me origjinë nga Lezha. Në vitin 2016 ajo fitoi titullin e Miss Albania, ndërsa ka studiuar në Departamentin e Teknologjisë Ushqimore.

Baby Boo