Bukëpjekësit nga Kosova të gatshëm të sjellin bukë në Shkup me çmim të lirë


Në një pjesë të marketeve në Maqedoninë e Veriut sot në mëngjes nuk ka bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë me çka furrtarët e realizuan paralajmërimin se nuk do të prodhojnë bukë në qoftë se Qeveria merr vendim për ngrirjen e çmimit në 33 denarë për bukë prej 450 gramësh.

Në rafte kanë mbetur vetëm furnizimet e vjetra me bukë dhe llojet e veçanta të bukëve.
Qeveria e ka ngrirë çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë për 33 denarë.

Portali Lideri.mk ka kontaktuar me disa bukëpjekës në Ferizaj të Kosovës, të cilët kanë thënë se janë në gjendje të sjellin bukë në Shkup edhe atë me çmim 30 denarë.

“Ne e bëjmë bukën me standard 500 gram. Nëse e bejmë si në Maqedoninë e Veriut 450 gramë, mund ta sjellim edhe për 27 ose 28 denarë, duke paguar edhe doganë dhe tatimet e nevojshme”, thanë ata.

Baby Boo