Bujqit e Haraçinës dhe Hasanbegut protestuan edhe sot


Edhe sot vazhduan protestat e buqëve të komunës së Gazi Babës dhe Haracinës, për mospagimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e vitit 2018. Ngryshe nga dje kur ata bllokuan hyrjen në autokomandë, sot ata bllokuan edhe hyrjen dhe daljen në rrugën në Autokomandë. Ata shprehen se nuk do të heqin dorë deri sa të marrin atë që u takon. Adnan Ajrullahu, kryetar i këshillit të bujqve nga këto dy komuna, tha se kanë marrë vendim që të ndërpresin protestën deri të mërkurën për t’i dhënë kohë qeverisë për zgjidhjen e këtij problemi.
Adnan Ajrullahu, Kryetar i Këshillit të bujqëve nga komuna e Gazi Babës dhe Haraçinës

“Ne si bujqë të komunës së Haraçinës dhe Gazi Babës kemi vendosur që deri në fund në mënyrën më të keqe me protesta t’i kërkojmë këto të drejta tona. Ne si këshill i bujqve kemi marrë një vendim që dy ditë do të pushojmë, të hënë dhe të martën , kurse këto dy ditë do të I shfrytëzojmë me kërkesë deri tek të gjithë liderët e partive politike që janë prezent në parlament e Maqedonisë t’i bëjnë takimet dhe të bisedojmë me të gjithë liderët që të e gjejmë një zgjidhje përfundimtare për neve bujqit”
Ata kërkojnë nga institucionet kompetente që të trajtohen në mënyrë të barabartë me të gjithë bujqit tjerë, pasi ndjehen të anashkaluar sepse tashmë shumë vite problemi I tyre nuk po gjen zgjidhje.

Baby Boo