Bujare Abazi emërohet zëvendës kryetare e Qytetit të Shkupit


Sot Kryetarja e Qytetit të Shkupit, zonja Danela Arsovska emëroi zonjën Bujare Abazi për zëvendës kryetare të Komunës së Shkupit.
Danela Arsovska sot në mënyrë solemne e dorëzoi vendimin, ku në takimin me Bujare Abazin u bisedua për bashkëpunimin e ardhshëm dhe sfidat me të cilat po përballet qyteti i Shkupit.

Bujare Abazi është inxhiniere e diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit në Zagreb dhe po ashtu është edhe ekonomiste e diplomuar.
Bujare Abazi është zgjedhur anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor 2021. Bujare Abazi është një zonjë me cilësi të larta dhe admirim. Urimet më të përzemërta për zonjën Bujare Abazi për përzgjedhjen si Nënkryetare e Qytetit të Shkupit. Në emër të Aleancës për Shqiptarët ju urojmë dy zonjave shëndet, fat dhe shumë suksese!

Baby Boo