Bujar Osmani: VMRO nuk është parti proruse


Zëvendës/kryeministri Bujar Osmani, vlerëson se VMRO-DPMNE nuk është parti proruse. Këtë konstatim ai e bazon në njohjen personale që ka me funksionarë të VMRO-DPMNE-së.

Për dallim prej një pjese të madhe të opinionit shqiptar që ka bindjen se VMRO ka qenë dhe është parti proruse, Osmani i BDI-së vlerëson se në këtë parti nuk ka ndikim rus.

“Nuk besoj që ka ndikim rus në VMRO-DPMNE. disa prej tyre i njoh prej më herët. Ndoshta ka tentime, por nuk besoj se do të kenë sukses në VMRO”, ka vlerësar Osmani, duke u përtgjigjur në pyetjen nëse Moska ka ndikim tek opozita maqedonase.

Ai është shprehur i bindur se me afrimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, rezistenca ruse do të rritet edhe më tepër.

Baby Boo