Bujar Osmani: U sugjeroj besimtarëve të mos shkojnë në xhami derisa të stabilizohet situata


Në intervistën e sontme në TV 24, Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se qëndrimi i tij ishte që të gjitha bashkësitë fetare së bashku me Komisionin për sëmundje infektive që të bien dakord për kohën se kur të hapen objektet fetare, por prapë ata morën vendimin e tyre.

Vendimi është marrë tashmë, tani le të shohim se çfarë mund të bëhet.

Ne nuk kemi asnjë mënyrë për të mbyllur xhamitë. Nuk ka mundësi kushtetuese, ligjore që shteti ta bëjë atë. Unë do t’i inkurajoj besimtarët të mos shkojnë. Derisa situata të stabilizohet plotësisht.
Pozicioni im është të koordinohemi të gjithë ne. Le të ulemi së bashku dhe të biem dakord. Ky ishte një vendim i njëanshëm, ka thënë Osmani.

Baby Boo