Bujar Osmani pohon – Ka pasur vetëm “mendime” për Teuta Arifin


Ministri i Jashtëm ka dalë në mbrojtje të Teuta Arifit, e cila ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar informacionin për angazhimin e saj diplomatic, shkruan Alsat.

Osmani ka mohuar raportimet se ish-kryetarja e Tetovës ka qenë e nominuar për ambasadore në Ankara.

Sipas tij, ajo është viktimë e lajmeve të rreme, por Osmani nuk ka mohuar se Arifi është ende kandidatja kryesore për postin e ambasadores në Bruksel.

“Asnjëherë nuk ka pasur asnjë mendim, as propozim për Ankara, si dhe nuk ka pasur refuzim. Asnjëherë nuk ka pasur propozim për Teuta Arifin, që të refuzohet nga Uashingtoni. Asnjëherë nuk ka pasur propozim formal për Teuta Arifin, për Bruksel. Ka pasur mendime, por asnjëherë propozim të zyrtarizuar për t’u dërguar në Bruksel”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Mirëpo, sipas kryetarit të Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, për emrin e Teuta Arifit, me siguri ka pasur konsultime verbale para zyrtarizimit të propozimit, por nuk ka pasur reagime pozitive nga Brukseli.

“Nëse refuzimi i Arifit për postin në Bruksel lidhet edhe refuzimi i mëparshëm i Ljubomir Fërçkoskit si ambasador në Uashington, marrim lajme të pakëndshme për imazhin e diplomacisë sonë dhe të gjithë vendit. Pasojat e kësaj nuk do të mbeten vetëm për kandidaten, por edhe për shtetin. Nuk ka ndodhur turp i tillë në tridhjetë vitet e fundit”, u shpreh Antonio Miloshoski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deri më tani asnjë nga institucionet kompetente nuk zbulon se si është ndërprerë procedura, për dërgimin e Arifit në Bruksel, përkatësisht nëse Qeveria e ka tërhequr propozimin, i cili është votuar në fund të marsit, apo presidenti Stevo Pendarovski nuk ka dhënë mendim pozitiv.

Përveç Brukselit, së shpejti pritej të plotësoheshin edhe vendet e lira në Bruksel, Paris, Vjenë, Uashington dhe qytete të tjera, ndërsa në publik si propozim për këtë pozitë në Francë u përmend edhe drejtori aktual i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski.

Baby Boo