Bujar Osmani paraqitet vullnetar të ndihmojë si mjek në cilin do skaj të vendit


Zv/kryeministri për eurointegrime në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani sot është paraqitur vullnetar për të kryer detyrën e mjekut ku do të ketë nevojë në të gjithë shtetin, përcjell INA.

“Sot u paraqita si vullnetar për të kryer detyrën e mjekut ku do që Ministria do të vlerëson se ka nevojë për personel shtesë mjekësor në cilin do skaj të vendit. Tani është koha kur veshën uniformat!” ka shkruar Osmani, që me profesion është specialist i kirurgjisë.

Ai njëherit është i obliguar si koordinator i Shtabeve të krizës të gjitha njësive të vetëqeverisjes lokale Komunave dhe Qytetin e Shkupit në këtë kohë të gjendjes së jashtëzakonshme të pandemisë së koronavirusit.

Ministria e shëndetësisë ka bërë thirrje për nevojën e angazhimit të mjekëve në këtë kohë të pandemisë që deri tani ka 555 të infektuar në Maqedoninë e Veriut dhe 18 të vdekur.

Baby Boo