Bujar Osmani nga kufiri Poloni-Ukrainë: Detyra jonë t’i ndihmojmë në çdo mënyrë


Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, si pjesë e Treshes kryesuese me OSBE-në, së bashku me homologët nga Polonia, Zbignieë Rau dhe Suedia, Ann Linde në kufirin polako-ukrainas realizuan takim me homologun e tyre ukrainas, Dmitry Кuleba.

Nga qendra për shtyp pranë MPJ-së thonë se në takimin me Kuleba-n u diskutua nevojat e palës ukrainase për mbrojtjen e vendit të tyre, si dhe për ndihmën që komuniteti ndërkombëtar duhet t’ia japë Ukrainës në ballafaqimin me pasojat e luftës.

“Duhet të bëjmë më shumë, jo vetëm për t’u përballuar me pasojat, por edhe për ta ndalur këtë çmenduri. Rezistenca heroike e popullit ukrainas meriton respektin më të madh: teksa e mbrojnë atdheun e tyre, ata i mbrojnë edhe vlerat tona të përbashkëta, parimet tona, mënyrën tonë të jetesës dhe është detyra jonë t’i ndihmojmë në çdo mënyrë”, tha Osmani në konferencën për media, pas takimit me Kuleba-n.

Ministrat e vizituan edhe Qendrën e pranimit të refugjatëve Mlyny, pranë pikës kufitare Korczova në kufirin polako-ukrainas. Si rezultat i agresionit ushtarak rus, miliona ukrainas u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim, para së gjithash në vendet fqinje.

“Pamjet nga kampet dhe valët e refugjatëve janë thellësisht shqetësuese, veçanërisht për rajonin tonë ku kujtimet e luftërave të viteve të 90-ta janë ende të freskëta”, tha Osmani.

Baby Boo