Bujar Osmani në krye të diplomacisë, shqiptari i parë në këtë pozitë


Bujar Osmani në përbërjen e re parlamentare do të udhëheq me ministrinë e punëve të jashtme që njëherit do të jetë edhe shqiptari i parë në këtë post.
Në publikimin e tij në fejsbuk, Osmani shkruan se angazhimi i tij i ri është një përgjegjësi shtesë për të që të justifikojë siç thotë besimin e dhënë, duke punuar sinqerisht dhe me përkushtim ndaj interesave të përbashkëta.

Ja postimi i tij i plotë:

Sot shënojmë edhe një pjesë të historisë sonë të re! Nga ky moment, me këtë betim, unë marr detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si shqiptari i parë që vjen në këtë pozitë. Sigurisht që është një sukses i madh me të cilin thyejmë stereotipet e ngurtësuara, por gjithashtu një përgjegjësi shtesë për mua që të justifikoj këtë besim, duke punuar sinqerisht dhe me përkushtim ndaj interesave tona të përbashkëta: anëtarësimi në Bashkimin Evropian, thellimi i marrëdhënieve me partnerët tanë strategjik SHBA-të dhe aleatët e tjerë të NATO-s, kultivimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe përfaqësimi dinjitoz i Republikës së Maqedonisë së Veriut në botë.
Na qoftë me fat!

Baby Boo