Bujar Osmani fiton titullin doktor shkence


Fakultetit të Mjekësisë në Shkup iu shtua edhe një doktor shkence për mjekësi klinike. Doktor Bujari Osmani të hënën para Komisionit pesë anëtarësh mbrojti doktoraturën me temë “Korrelacionet molekulare gjenetike të kancerit të zorrës së trashë”.

Pas elaborimit të temës nga anëtarët e komisionit, gjegjësisht kryetarin e komisionit prof.dr Zoran Karaxhozov njëherësh edhe mentor, pr.dr.Sasho Panov, po ashtu mentor dhe anëtaret e tjerë dr.Slavço Stojmenski, dr.Gordana Petrusevska dhe prof.dr.Andreja Arsovski, vepra e doktor Osmanit u vlerësua më notë të lartë nga anëtarët e Komisionit dhe kërkuan nga Fakulteti i Mjekësisë që Osmanit t’i jepet titulli “doktor shkence” për mjekësisë klinike.

Doktoratura, sipas Osmanit, në të ardhmen do të ndihmon në zbulimit e hershëm të karcinomit në zorrën e trashë. Doktor Bujar Osmani nga Shkupi më parë në vitin 2004 përfundoi një pjesë të specializimit të tij në Kirurgji hepatobiliopankreatike në Londër të Anglisë, në periudhën 2006-2007, dhe që nga viti 2012 i është dhënë titulli kirurg specialist.

Nga viti 2014 është doktorant në Shkollën për studime të doktoratës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Përvojën e tij si mjek e filloi në vitin 2004 si doktor i mjekësisë në Klinikën Universitare për Sëmundjet Kirurgjikale “Shën Naum Ohridski” në Shkup. Po atë vit, ai mbajti ligjërata në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr.Pançe Karagjozov” në Shkup. Në vitin 2008 u emërua ministër i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë dhe e kryen këtë funksion deri në vitin 2011. Që nga viti 2011 është kirurg specialist në Klinikën Universitare të Kirurgjisë digjestive – Shkup. Nga qershori i vitit 2017 është emëruar zëvendëskryeministër përgjegjës për çështjet evropiane. /koha.mk

Baby Boo