Buhova: Dimitrievski do të qëndrojë në vetizolim

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski do të qëndrojë në izolim deri në fund të 14 ditëve nga dita kur mori vendimin nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësorë dhe Sanitar, tha drejtoresha e FSSH, Irina Buhova.

Baby Boo

“Protokolli, për mjekim të Covid-personave pozitivë të cilët janë në mjekim shtëpiak, është se nuk mund të ndërpritet procedura, deri sa të mbarojë vendimi.

Kjo do të thotë që personi që ka rezultat pozitiv për Covid dhe i nënshtrohet mjekimit në shtëpi, qëndron atje deri në fund të ditës së 14-të, kur procesi i testimit do të fillojë të përcaktojë nëse është pozitiv apo negativ”, shtoi Buhova.