Buçkovski: Zaev është i vetëdijshëm se do të paguaj çmim të madh politik


Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski për televizionin “Kanal5” tha se kryeministri Zoran Zaev do të paguajë një çmim të madh politik me Ligjin për Amnisti me të cilën para Vitit të Ri mundësoi që të lirohen nga akuzat 15 persona të përfshirë në dhunën në Kuvendit më 27 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Si një politikan që po ndërton një imazh të mirë të shtetit jashtë, ai është i vetëdijshëm se do të paguajë një çmim politik, por kjo është mënyra e vetme për të siguruar plus tre deputetë për ndryshimet kushtetuese. Ky përfundim udhëhiqet para parimeve të sundimit të ligjit”, tha Buçkovski.

Ish-kryeministri tha se në situata të rregullta, amnistia kërkon një analizë më të detajuar dhe një numër të madh të takimeve dhe debateve të ekspertëve ligjorë, por në situata të jashtëzakonshme kërkohen veprime më të shpejta në të cilat bëhen edhe gabime.

 

Baby Boo