Buçkovski: Marrëveshja është kompromis real i cili garanton identitetin dhe i hap dyert për në BE dhe NATO

Agjencia e lajmeve AIM ka marr mendimin dhe qëndrimin e ish-kryeministrit të Republikës së Maqedonisë në lidhje me marrëveshjen e me Greqinë dhe procesit të dy e më shumë dekadave të kontestit për emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Baby Boo

Për marrëveshjen e arritur Buçkovski thotë se është kompromis real i cili garanton identitetin dhe i hap dyert për anëtarësim në NATO dhe BE. Kjo për ne është kyçe dhe e siguron të ardhmen tonë.

Në pyetjen se në kohën gjer sa ishte ai kryeministër a ka pasur mundësi të zgjidhej kontesti i emrit, Buçkovki tha se “Në mandatin tim, Greqia vazhdimisht e respektoi marrëveshjen e përkohshme dhe në dhjetor të viti 2005, mbështetën marrjen e statusit kandidatë për anëtarësim në BE. Në takim me kryeministrin Karamalis bëheshe fjalë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me referencën e përkohshme dhe pas anëtarësimit në BE të intensifikohen bisedimet. Më kujtohet edhe fjalët e tij “Buçkovski mos këmbëngul që të anëtarësoheni në NATO me emrin e saj kushtetues, përdoreni emrin e përkohshëm dhe ju nuk do të na keni aleat në atë rrugë”. Nëse e shohim nga aspekti i sotëm, atëherë ne kemi qenë shumë të respektuar nga komuniteti ndërkombëtar si udhëheqës në rajon dhe unë jam i bindur se ne do të kishim një marrëveshje më të mirë se sa sot, qartë, por atëherë nuk kishim presion si sot. Nga zgjidhja e çështjes së emrit të varet perspektiva jonë euroatlantike. Unë jam i bindur se do të ishim anëtare e NATO-s, së bashku me Kroacinë dhe Shqipërinë që në vitin 2008 dhe anëtar i BE-së, së bashku me Kroacinë në vitin 2014., por me ndryshimin e qeverisë në gusht të vitit 2006. Antikiteti na kushtoi shumë”, tha Buçkovski.