Buçkovski: LSDM do të marrë 100.000 vota më shumë se VMRO në zgjedhjet presidenciale


rritja e Marrëveshjes së Prespës e shënoi vitin 2018 dhe bëri hap të rëndësishëm në rrugën strategjike të Maqedonisë.

Ish kryeministri i Republikës së Maqedonisë në një intervistë për Kanal5 thotë se mund të kishim marrëveshje më të mirë para 10 apo 15 viteve, por sipas tij, ekipi negociues nxori maksimumin nga këto bisedime.

Sipas tij, ikja e Nikolla Gruevskit është ngjarja kryesore pas 19 tetorit, kur Kuvendi me 2/3 e votave votoi hapjen e Kushtetutës.

“Ikja e Gruevskit shkaktoi atmosferë tensionuese në gjyqësor ku disa të dyshuar të PSP-së, u bënë dëm kolateral dhe kushtimisht thënë më tej vuajnë. Polemikat rreth ligjit për amnesti mund të jenë temë simpoziumi ku do të analizojnë juristët, por nga ana tjetër si politikan dhe njeri i cili ndërton imazh si njeri shteti që sjellë karakteristika të rënda, e kjo është karakteristika e Zaevit vitin e kaluar, mendoj se është i vetëdijshëm se për këtë do të paguajë çmim politik. Por kjo është mënyra e vetme të sigurojë ato tre deputetë që dyshohen për 27 prillin. Është e qartë se pragmatizmi në këto momente shkon para principeve të qeverisjes të së drejtës. Situatë e komplikuar, por kjo është mundësia e vetme”, deklaroi Buçkovski për Kanal5.

Parashikimet e tij janë se LSDM do të fitojë në rrethin e parë në zgjedhjet presidenciale me dallim prej 100 mijë votash para VMRO-DPMNE-së.

“VMRO-DPMNE tani po teston rejtingun e kandidatëve të tyre dhe atje nuk shohim se ka ndonjë kandidat i cili do të kishte mbështetje serioze. Është e mundur që pas rrethit të parë, kur dallimi do të ishte sipas meje më tepër se 100 mijë vota për kandidatin e LSDM-së, sepse jam i bindur se LSDM do të jetë favorit në këto zgjedhje, pa dallim kush do të jetë kandidat nga ato që përmenden në opinion, atëherë dilema do të jetë më e madhe tek vMRO-DPMNE nëse të marin pjesë në rrethin e dytë që të arrihet censusi. Në të kundërtën, bojkoti i heshtur do të thotë dështim të zgjedhjeve presidenciale. Varianti i Qeverisë që kanë opsion rezervë të hapet Kushtetuta dhe të zgjidhet Presidenti në Parlament, sipas meje është vendim i cili duheshte të promovohet jo si rezultat i zgjedhjeve të dështuara presidenciale, por si vendim i cili i përshtatet Kushtetutës”, thotë Buçkovski.

Baby Boo