Bubevski: Politika po mban PSP-në në komë artificiale


Prokuroria Speciale Publike është në komë artificiale. Kështu prokurori i kësaj prokurorie Gavrill Bubevski përshkruan gjendjen e tyre. Fati i tyre është në duart e LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së, që edhe më tej nuk mund të arrijnë marrëveshje. Mendimi parimor juridik me të cilin Gjykata Supreme “ia lidhi duart” Speciales që mos të mund të ngrit raste të reja pas skadimit të afatit, sipas tij tashmë po zbatohet.

Edhe ligjvënësi edhe shoqëria për momentin Prokurorinë Speciale e mbajnë në një komë artificiale. Ne në këtë moment, përveç gjykimeve apo lëndëve që i kemi ngritur deri më 30 qershor, dokumentacionin që e grumbullojmë, aktivitetet tjera nuk kemi dhe me arsye populli pastaj nuk ka besim në punën tonë. Por, me mundësinë e parë që do të paraqitet, kjo së shpejti do të ndryshojë-deklaroi Gavrill Bubevski- prokuror në PSP.

Gjyqësori nuk duhet të presë vendime nga politika, praktikë që ende është aktive, sqaron profesori universitar Gordan Kallajxhiev. Ai është skeptik se Ligji për prokurori që e rregullon edhe statusin e Speciales, do ta zgjidh problemin.

Zgjidhje dhe vizion për problemin ofroi edhe Gjykata Supreme, me të cilën qartë nuk pajtohet Prokuroria. Pritet ndonjë interpretim latent. Dhe kush mund të japë interpretim për këtë ligj që praktikisht është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës? Figura origjinale që e dinë idenë e nenit 22 dhe disa çështjeve tjera, për momentin nuk ka- deklaroi Gordan Kallajxhiev- profesor universitar

Në ndërkohë, bisedime mes partive për PSP-në për momentin nuk ka. Grupet e punës nga pushteti dhe opozita kohë më të gjatë nuk kanë pasur takim, e as informacion se bëhet fjalë për gjetjen e ndonjë zgjidhjes për statusin e PSP-së. Zëvendës- ministri i drejtësisë Oliver Ristovski pret që ligji të miratohet më së voni në shtator.

Alsat

Baby Boo