Brukselit nuk i pengon Shqipëria e Madhe


“Vendimi i Prishtinës dhe Tiranës që të fshijnë kufijtë e ndërsjellët është kërcënim i rrezikshëm për rajon. Zyrtarët e BE edhe më tutje nuk reagojnë për planin të cilin e kanë publikuar Rama dhe Haradinaj”, shkruan sot gazeta serbe “Novosti”.

Sipas kësaj gazete, “me vendimin që deri në mars të fshihen kufijtë, Prishtina dhe Tirana kanë bërë edhe një hap të rrezikshëm kah krijimi i Shqipërisë së Madhe, mirëpo kjo nuk i ka bërë përshtypje Bashkimit Evropian, prej nga nuk ka as “një grimë” reagimi ndaj aspiratave shqiptare të cilat mund ta tronditin gjithë rajonin”.

Në Bruksel nuk i kanë ndezur alarmet “as pas paralajmërimit” të kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq se plani i Prishtinës është që ta “sjellë gjithë komunitetin ndërkombëtar deri në aktin e kryer: që së pari t’i heqë kufijtë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, e më pas t’i heqin taksat ndaj mallit serb e më pas të thonë se janë të gatshëm të negociojnë, mirëpo nga pozita tjetër”.

“Aksioni i përbashkët i “kryeministrit të institucioneve të përkohshme në Prishtinë” Ramush Haradinaj dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama është zbatuar me rastin e Vitit të Ri. Së pari Haradinaj ka publikuar se kufijtë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më nuk ekzistojnë, ndërkohë që u ndërlidh Rama, i cili me rastin e urimit të Vitit të Ri ka porositur se së shpejti do të fshihen edhe kufijtë me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Greqinë”. Dhe gjithë këtë e ka arsyetuar me parimet e Shengenit të cilat tashmë ekzistojnë në BE.

Baby Boo