Brukseli: Qytetarët të votojnë pa ndikim nga jashtë


Komisioni Evropian vlerëson se referendumi është dita kur qytetarët e vendit kanë mundësi të vendosin për ardhmërinë e tyre. Zëdhënësja e këtij komisioni, Maja Kocijançiq, ka deklaruar sot nga Brukseli se pret që qytetarët në Maqedoni të votojnë në referendum pa ndërhyrje nga jashtë, transmeton Tv SHENJA.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e KE-së

“BE mbështet marrëveshjen e arritur për emrin, tani duhet të ndodhin një sërë hapash që marrëveshja të bëhet definitive. Referendumi është momenti kur populli mund të shfrytëzoj të drejtën e vet demokratike, ky është një moment i rëndësishëm që ata të vendosin për ardhmërinë e vendit të tyre dhe duhet tu mundësohet që ta bëjnë atë pa ndërhyrje nga jashtë”.

E pyetur nëse KE i ndihmon Maqedonisë që të luftoj kundër lajmeve të rrjeshme të mundshme nga faktor të jashtëm dhe ndërhyrje në fushatë, ajo ka porositur se shërbimet evropiane i ndajnë praktikat e tyre më të mira në këtë fushë me partnerët e tyre, por se organizimi i referendumit është në duar të shtetit si vend sovran./Pacensure

Baby Boo