Brukseli ndryshon politikën e vendimmarrjes: Kosovës i hapet rruga drejt BE-së


Procesi i ri i vendimmarrjes në Bashkimin Evropian, i paralajmëruar nga Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të mund të shkurtojnë rrugën e integrimeve evropiane për Kosovën.

Siç shkruan gazeta serbe “Vecernje Novosti”, mekanizmi, sipas të cilit, për disa hapa të caktuar drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian nuk do të jetë i nevojshëm konsensusi i të gjithë anëtarëve të Unionit, mund të përdoret nga shtete të caktuara për të përshpejtuar rrugën evropiane të Kosovës, pavarësisht qëndrimit të vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, përcjell Telegrafi.

Gazeta, megjithatë, përkujton se megjithatë për anëtarësim në BE do të mbetet kushti, që për këtë nevojitet pajtimi i të gjitha vendeve anëtare.

Megjithatë, rregullat e reja do të mund të përdoren në mënyrë që Kosova të mund të avansojë drejt BE-së, pavarësisht qëndrimit të pesë shteteve, që nuk e kanë njohur atë.

Vendim për koncesione të caktuara ndaj Kosovës mund të bëhet pa pëlqimin e shteteve që nuk e njohin Kosovën.