Bruce Willis në gjendje të rëndë/ Nuk flet dhe nuk kupton më asgjë


Shëndeti i aktorit Bruce Willis po përkeqësohet. E gjithë familja është mbledhur tashmë rreth shtratit të tij. Bashkë me ta është edhe ish-bashkëshortja Demi Moore. Të gjithë së bashku shpresojnë për një mrekulli Krishtlindjesh për aktorin 67-vjeçar që vuan nga afazia. Kjo sëmundje e detyroi aktorin të largohej nga skena dhe ekrani.

“Ai nuk flet më dhe nuk kupton se çfarë thonë njerëzit e tjerë. Ai duket se po rrëshqet gjithnjë e më larg” – zbuloi një burim pranë familjes për RadarOnline.com. “Ata e dinë që Bruce nuk do të jetë përgjithmonë. Kështu që ata po shijojnë çdo moment së bashku” – tha i njëjti burim.

Pranë yllit të Hollivudit janë gruaja e tij Emma Heming dhe dy vajzat e tyre, Mabel (10 vjeç) dhe Evelyn (8). Ndodhet atje edhe ish-gruaja, Demi Moore dhe tre vajzat e lindura nga martesa e tyre, Rumer (34 vjeç), Scout (31) dhe Tallulah (28). Për momentin është bashkëshortja e tij, Ema zëri i aktorit që vetë nuk është më në gjendje të komunikojë.

“Ka ditë që rikthehet pamja e Bruce të vjetër, por ato janë të shkurtra dhe gjithnjë e më pak të shpeshta. Duket se Bruce po rrëshqet gjithnjë e më shumë larg tyre dhe kjo i thyen zemrën. Vajzat nuk mund ta imagjinojnë Krishtlindjen pa Bruce. Është e dhimbshme ta shohësh atë të përkeqësohet, por gjithçka që mund të bëjnë është t’i thonë se e duan dhe të luten për një mrekulli Krishtlindjesh” – shtoi burimi për Bruce Willis.

Afazia është një sëmundje degjenerative në të cilën humbet aftësia për të shprehur veten përmes të folurit ose të shkruarit ose për të kuptuar përmbajtjen e fjalëve të thëna ose të shkruara nga të tjerët. Ajo vjen për shkak të ndryshimit të qendrave dhe rrugëve nervore të sipërme.

Baby Boo