Brohoret në Beograd për Serbinë, shqiptari nga Korça tifoz i flaktë i klubit fashist Crvena Zvezda


Një 48-vjeçar nga Korça, Genci Serbi është është një tifoz i skuadrës së futbollit “Ylli i Kuq” në Beograd. Por teksa pala shqiptare me atë serbe nuk ka pasur herë pas here tensione edhe për shkak të çështjes së Kosovës, por 48-vjeçari nga Korça ka thënë për “Novosti”, se atij nuk i pëlqen politika, pro vetëm Ylli i Kuq dhe Serbia.

Më tej në një intervistë për median serbe, tifozi i çmendur i “Yllit të Kuq” për 35 vjet thotë se ka qenë edhe drejtuesi i tifozëve të FC Skenderbeg, në familjen e të cilit janë të gjithë tifozë të klubit të Beogradit dhe të Serbisë. Gjithashtu ai thotë se ka pasur edhe një tatuzash në krah për këtë skuadrën e tij të zemrës.

“Në zemrën time janë vetëm Zvezda dhe skuadra jonë Skënderbeu nga Korça, e cila është më e mira në Shqipëri. Dashuria ime për këtë klub serb lindi kur Dejan Stanković, Dejan Savićević, Darko Pancev, Mitar Mrkela ishin duke luajtur.”– ka thënë ai.

Siç shprehet vet korçari, është dashuruar me klubin serb si fëmijë. Pavarësisht nëse luhet futboll apo ndonjë sport tjetër, kur garon Ylli i Kuq, ata e mbështesin atë.

Më tej ai ka thënë se qyteti i tij është shumë i bukur, duke ju referuar Korçës, thotë se ka rreth 50 dhe është shumë pranë Greqisë.

“E mësova gjuhën serbe nga librat, televizioni dhe radio, por edhe nga lojtarët nga Serbia që vijnë për të luajtur për Skënderbeun. Unë do të luftoj me Zvezda. Unë isha në Beograd kur luanin Serbia dhe Kroacia. Unë isha i vetmi shqiptar që erdha të brohorisja për serbët.”- është shprehur Genci.

Baby Boo