Britney Spears humb foshnjën


Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears dhe i fejuari i saj, Sam Asghari, kanë ndarë lajmin se kanë humbur foshnjën në fazat e hershme të shtatzënisë.

Spears zbuloi se ajo ishte shtatzënë në prill, ndërsa këtë të shtunë ajo ndau lajmin e abortit.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë ‘mrekulli’ në fazën e hershme të shtatzënisë. Ky është një moment i hidhur për çdo prind”, ka shkruar Spears në InstaStory.
“Ndoshta duhet të kishim pritur dhe ta njoftonim shtatzëninë më vonë, por ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë”, shtoi ajo.

Baby Boo