“BRIT Awards”: Momentet kyçe dhe lista e fituesve, domethënia që qëndron pas fustanit të Dua Lipës


“Brit Awards 2021” shënoi dhe fillimin e rrugës drejt normalitetit, me shfaqje të gjalla, pa asnjë element virtual dhe pa distancim shoqëror. Gratë ishin ata që dominuan me Dua Lipën në krye, Little Mix, Arlo Parks dhe Taylor Swift, të cilat rrëmbyen çmimet më të rëndësishme. Por kishte edhe shumë momente të tjera të mëdha.
Dua Lipa pranon çmimin për Artistë Solo gjatë Brit Awards 2021 në O2 Arena, Londër.

Mes fituesve, padyshim triumfoi dhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa. Ajo u ngjit në skenë për të marrë çmimin si artistja më e mirë dhe albumin më të mirë për “Future Nostalgia”. Lipa përdori fjalimet e saj për të falenderuar stafin mjekësor të vijës së frontit të Britanisë.

Ajo gjithashtu i kushtoi një çmim Dame Elizabeth Anionwu, një infermiere britanike e njohur për lu*ftën ndaj padrejtësisë racore, përpara se të kërkonte rritje të pagave për punonjësit e shërbimit shëndetësor. “Unë mendoj se ajo që duhet të bëjmë është që të gjithë duhet të japim një duartrokitje masive dhe t’i përcjellim Boris Johnson një mesazh për një rritje të pagave për vijën tonë të frontit.”, tha Dua.

Dua nderoi gjithashtu ikonën e muzikës Amy Winehouse, me veshjen e saj. Fustani dhe modeli i flokëve që kishte zgjedhur nuk ishte i rastësishëm por shërbeu si një formë homazhi për Amy Winehouse në vitin e 10-vjetorit të ndarjes nga jeta. Fustani në ngjyrë të verdhë dhe modeli i flokëve ishin të ngjashme me look-un që Amy BRIT Awards 2007.
E ndjera Amy Winehouse një minidreshë e verdhë Preen për Brit Awards në 2007.

Një moment kyç ishte gjithashtu dhe fitorja e Taylor Swift. Ajo mori çmimin “Global Icon”, e para artiste femër që merr këtë vlerësim. Në historinë 41-vjeçare të këtij evenimenti, asnjë grup me femra nuk ka fituar kurrë çmimin për grupin më të mirë. Little Mix ia kushtoi çmimin Spice Girls dhe Girls Aloud. Leigh-Anne Pinnock, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards u ngjitën në skenë dhe përfshinë anëtaren e larguar Nelson në falënderimet e tyre.

Lista e plotë e çmimeve:
Artistja më e mirë: Dua Lipa; Artisti më i mirë: J Hus; Grupi më i mirë: Little Mix; Artist i rëndësishëm: Arlo Parks; Kënga më e mirë: Harry Styles – Watermelon Sugar; Albumi më i mirë: Dua Lipa – Future Nostalgia; Artistja ndërkombëtare: Billie Eilish; Artisti ndërkombëtar: The Weeknd; Grupi ndërkombëtar: Haim; Global Icon: Taylor Swift; Ylli në rritje: Griff;

Baby Boo