Breshëri plumbash në drejtim të hotelit “Aleksandar Palace”


Në Shkup rreth orës 3 të mëngjesit, disa plumba ishin shkrepur në drejtim të hotelit “Alexander Palace” në Shkup. Nuk ka të lënduar, janë dëmtuar disa dritare dhe fasada, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 3:20. Në SPB-Shkup është raportuar se “një person i panjohur ka qëlluar me disa plumba drejt një hoteli në bulevardin 8 shtator në Shkup”.

Nga MPB njoftojnë se është kryer inspektim në vendngjarje dhe janë marrë masa për të gjetur autorët e veprës.

Baby Boo