Brengosja e Evropianëve për të rinjtë e tyre që konvertohen në Islam.


Migracioni i muslimanëve në Evropë, Veri të Amerikës, Australi , tani më është duke shpejtuar trendin e kalimit, apo konvertimit në Islam, sepse shumë të rinjve Evropian e Perëndimor të cilët më parë nuk kanë pasur asnjë kontakt me të rinjtë muslimanë, ndërsa tani kanë mundësinë e pranimit të Islamit me shumë lehtësi. Prandaj, sfida kryesore e vendeve Perëndimore është “ Si të mbrohemi nga kjo sfidë ( konvertimi në Islam) duke mos ndryshuar esencën, thelbin e besimit të krishterë ”

Nëse ekziston diçka që mund ti brengos Perëndimorët, atëherë është ky fenomen se 10 mijë të rinj evropian të cilët në lozën e tyre familjare nuk kanë asnjë prejardhje muslimane, pra këta të rinj kalojnë në Islam dhe e pasojnë rrugën e Profetit Muhamed.

Ka edhe prej atyre të rinjve që kanë humbur botëkuptimin e jetës dhe iu kanë bashkangjitur grupeve radikale terroriste duke shkuar për luftë në tokat muslimane.

Për çfarë po ndodh gjithë kjo dukuri në shoqërinë Evropiane dhe Perëndimore në përgjithësi? Pse njerëzit siç janë Kasijus Klej, Majk Tajson, Xhenet Xhekson, Frank Riberi, Nikolas Anjelka, dhe shumë fytyra të njohura pranojnë fenë Islame.

Dr Mordekaj nga Universiteti Barllar, njeriu i cili dy dekada i ka kaluar në strukturën e ushtrisë izraelite konstaton “Ka të rinj që e pranojnë Islamin duke dëgjuar për Islamin si një fe e paqes, mikpritjes, dashurisë ndër njerëzore, sinqeritetit e shumë gjërave tjera të mira. Mirëpo ka edhe prej evropianëve të cilët janë rritur në mënyrën e vet individuale, në një frymë shumë të ftohtë pa familje dhe ngrohtësi familjare, atëherë ata nga kjo gjendje e frikshme dhe e pa shpresë janë bashkuar “Shtetit Islam” për të cilët as edhe nuk kanë qenë të informuar, por kanë pas një humbje të moskuptimit në botën e tyre dhe më pas kanë vendosur të shkojnë në luftë për të vdekur, sepse ata e kanë parë veten se më nuk janë produktiv në jetën e tyre, si dhe kanë qenë të ndikuar nga filmat kriminalistik, pas të cilave kanë dashur të e shohin në realitet këtë gjendje trishtuese. “

Shpesh herë Rinia Evropiane shkuarjen në luftë e merr si një mënyrë e revoltës ndaj prindërve që shumica e tyre janë fëmijë nga martesat e ndara dhe janë kundër asaj që fëmijët të kalojnë në Islam, duke përmendur që çdo gjë negative që dëgjon në Islam, duke e konsideruar si racizëm dhe Islamofobi.

Personat klerik islam, që i frymëzojnë të krishterë për të pranuar islamin ata i referohen duke i thënë se i respektojnë të gjitha figurat biblike të hebrenjve dhe të krishterëve dhe i respektojnë të gjitha religjionet hyjnore, gjithashtu se të gjithë ne së bashku i besojmë Ditës së Gjykimit, në dënimin dhe shpërblimin, në punët e mira dhe largimin nga të ligat.

Baby Boo